“Voto për Trustin”, opozita proteston në Kuvend
26 maj 2022
| 10:41
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në seancën e sotme me pankartat “Voto për Trustin”.
Ato janë vendosur edhe në pjesën ku ulet kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
“Tani goditja fatale kësaj shtrese po i jepet duke mos votuar Ligjin për Trustin, duke ua pamundësuar shfrytëzimin e mjeteve të tyre (po e përsëris: mjetet e tyre) dhe arsyetimi banal i tyre është se nga ky ligj përfitojnë të pasurit!”, ka thënë Besnik Tahiri, shef i Grupit Paralamentar të AAK-së.