Votohen kandidatët për komisionar për informim dhe privatësi

09 qershor 2021 | 13:56

Komisioni për siguri i Kuvendit të Kosovës ka votuar që Enver Bujari, Krenare Sogojeva – Dermaku dhe Edon Miftari të dërgohen në seancë plenare për votim për pozitën e komisionarit për informim dhe privatësi.

Pro dërgimit të këtyre emrave në seancë kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes Enver Dugolli, Arber Rexhaj, Mefail Bajqinovci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Fatmir Humolli dhe përfaqësuesi i komuniteteve, Erxhan Galushi, teksa më së shumti pikë i janë dhënë Enver Bujarit.

Në ndërkohë kjo mbledhje e këtij komisioni është përcjellë me tensione nga pozita dhe opozita, ku këta të fundit e kanë lëshuar këtë mbledhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i klubit “FC Arena” nga Peja, Fatjon Mulaj shpallet…