Votohen rekomandimet për kartonin e gjelbër
05 qershor 2018
| 13:01
Deputetët e Kosovës i kanë votuar rekomandimet për kartonin e gjelbër.
Nga 80 deputetë 78 kanë votuar pro, një kundër dhe 1 abstenim.
Kuvendi dje në rend dite ka pasur debatin parlamentar lidhur me kartonin e gjelbër si kërkesë e deputetit të Partisë Social Demokrate, Faton Topalli.
“Kuvendi obligon krijimin e një komisioni për kartonin e gjelbër. Komisioni drejtohet nga iniciuesi i këtij debati parlamentar. Komisioni përcakton veprimet konkrete të secilit aktor. Procesi për anëtarësim mund të marr kohë për këtë arsye duhet të gjendet një zgjedhje e përkohshme deri në anëtarësim përfundimtar, të gjendet një shtet i cili merr përsipër mbulimin e Kosovës”, ishin disa nga rekomandimet e Topallit.