Votohen tri projektligje në Komisionin për Integrim Evropian

03 tetor 2024 | 11:19

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar tri projektligje, në mbledhjen e së premtes.

Kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se të tri këto projektligje janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).

Me gjashtë vota për dhe një abstenim është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Me gjashtë vota për është miratuar edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton “EO”.

Po ashtu anëtarët e këtij komisioni me gjashtë vota për as një kundër dhe as një abstenim ka miratuar Projektligji për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
3 tetori i viti 1990 është dita kur është bërë…