Votohet Kryesia e re e PS | Rama lë jashtë disa figura të njohura, zgjidhen 10 anëtarë të rinj
Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës ka votuar sot për Kryesinë e re, e cila do të ketë 10 anëtarë. Kryeministri Edi Rama propozoi për votim 14 emra, duke ruajtur një balancë gjinore me 7 gra dhe 7 burra.
Në kryesinë e re nuk arritën të fitonin vendet e tyre disa figura të rëndësishme brenda PS-së. Nga gratë, Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka ndërsa nga burrat jashtë listës përfunduan Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.
Kryeministri Rama surprizoi me përjashtimin nga lista e kandidatëve të disa emrave të njohur, si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi, të cilët nuk u përfshinë në procesin e votimit.
Kryesia e re e PS:
Burra të zgjedhur:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
Gratë e zgjedhura:
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Më herët, kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës në Asamble prezantoi edhe emrat e 12 drejtuesve politikë të Partisë Socialiste:
Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastilu
Durrës: Emirjana Sako
Shkodër: Benet Beci
Lezhë: Ulsi Manja
Kukës: Pandeli Majko
Dibër: Blendi Gonxhe
Elbasan: Arbian Mazniku
Fier: Belinda Balluku
Korçë: Niko Pelshi
Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Berat: Ervin Demo
Vlorë: Bledi Cuci
Shef politik për Diasporën: Taulant Balla