Votohet në parim plotësim ndryshimi i Ligjit për Automjete
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturor ka votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Anëtarët e këtij komisioni me shumicë votash kanë votuar që të kalojë në parim plotësim ndryshimi i Ligjit për Automjete.
Ky projektligj parasheh heqjen e Homolgimit, si i dhe mundësinë e bartjes së pagesës me rastin e ndërrimit të pronësisë.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të dërgoj në Kuvend mendimin në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.
“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti.
Ndryshe, me këtë vendim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.
(A.M /Epoka e re)