Votohet Projektligj për marrëveshjen financiare mes BE-së dhe Kosovës
22 korrik 2021
| 12:37
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës, kanë miratuar një Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar ky projektligj.