​Votohet projektligji për sport, synohen reforma të thella në këtë fushë

13 dhjetor 2023 | 15:30

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka votuar projektligjin e ri për sport. Me këtë rast, zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani ka thënë se ky projektligj synon reforma të thella në sportin vendor.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se veçantia e këtij projektligji është se i trajton edhe ish-sportistët dhe trajnerët që kanë kontribuar në kohën e okupimit.

“E veçantë e saj është që në kuadër të ligjit po ashtu adresohen edhe të drejtat e ish-sportistëve, trajnerëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë kohës së okupimit. Përmes kësaj reforme po synojmë që sportin ta shndërrojmë në sektor me ndikim e impakt direkt në zhvillimin e përgjithshëm të vendit”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e ka tallur keq…