Votohet Qeveria “Rama 3”

17 shtator 2021 | 08:16

Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Qeverinë “Rama 3”. Pas një seance maratonë që zgjati deri në orën  6:40 të mëngjesit është votëbesuar Qeveria Rama për herë të tretë në drejtimin e vendit.

Seanca plenare ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas miratimit në Kuvend pritet edhe betimi në Presidencë i kabinetit të ri qeveritar.

Seanca është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, derisa kreu i qeverisë erdhi pas rreth 2 orësh.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të mbajë fjalën në Kuvend, pasi i pranishëm nuk ishte kryeministri Rama. Për rreth dy orë me radhë, punimet në seancën e së enjtes u ndërprerë, ndërsa kryeministri arriti në sallë në orën 18:00.

Rama është shprehur se ka ardhur në sallë vetëm pas kërkesës së opozitës, por sipas tij, nuk ka asnjë detyrim të jetë i pranishëm.

Ai ka thënë se ishte larguar nga Kuvendi për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa ka theksuar se do të largohet për shumë ditë drejt Amerikës./A2cnn/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pasdite me diell, inxhinieri Damian Biollo kishte shkuar në…