Votohet rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës

07 gusht 2020 | 12:38

Sot në seancën e Kuvendit është votuar Rezoluta për të drejtat e pensionistëve.

Kjo rezolutë kaloi me 53 vota për dhe 11 abstenime. Ndërkaq, në këtë rezolutë pos tjerash kërkohet që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare.

Lidhur më këtë deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka tshkruar se me 53 vota për dhe 11 abstenime kaloi Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës. “Më në fund mora besimin e grupeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së dhe komuniteteve pakicë jo serbe, për votimin e rezolutës për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës. Kjo rezolutë kërkon që të ndryshohet ligji për kontributet pensionale dhe të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare. Falënderoj deputetët për mbështetje!”, ka shkruar Haxhiu në profilin e vet në “Facebook”.

A.M /Epoka e re

 

.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 7 shtator do të mbahet takimi i radhës në…