Votohet rishikimi i buxhetit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere
08 korrik 2020
| 12:30
Me gjashtë vota për dhe katër kundër, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar në favor të rishikimit e buxhetit për vitin 2020.
Kundër rishikimit të buxhetit kanë votuar Vetëvendosje dhe PDK-ja.
Pas një debati të gjatë në komision është vendosur që tash kjo çështje të përcillet në Kuvendin e Kosovës për diskutim dhe miratim.