Votohet zgjatja e ndarjeve buxhetore për muajin mars në Kuvend
13 shkurt 2020
| 10:53
Me 100 vota për të deputetëve ka kaluar zgjatja e ndarjeve buxhetore për muajin mars.
Kjo pikë është futur në rend të ditës në seancën e sotme plenare të Kuvendit.
Kjo është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare duke thënë se është çështje urgjente.
99 deputetë votuan që kjo pikë të shqyrtohet sot.
Ndërsa ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë buxhetin për muajin mars duke thënë se ky buxhet do të vlejë deri më rastin e aprovimit të hyrjes në fuqi të buxheti.