Votojnë deputetët e LV-së: Gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit zgjedhen anëtarë të Bordit të KOSTT-it

05 dhjetor 2024 | 12:55

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Lumnije Zekën, bashkëshorten e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të bordit të drejtorëve të KOSTT-it.

Kështu ka njoftuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit që është bërë në seancë.

“Pra drejtorë të bordit të KOSTT zgjedhen Rejhane Zylfiaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndërkohë, si anëtare e bordit të KOSTT është emëruar edhe Rejhane Zylfiaj.

Në këtë seancë ka marrë pjesë deputetët e opozitës.

Qeveria Kurti është kritikuar në vazhdimësi për punësime familjare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka shkruar në “Facebook”…