Voton bashkëshortja dhe djali i Hashim Thaçit
14 shkurt 2021
| 12:54
Bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi bashkë me djalin e tij Endrit Thaçi, kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që mbahen në mungesë të ish-presidentit Thaçit, ndërkohë ky i fundit ka shfrytëzuar të drejtë për votim përmes postës nga Haga.