Voton Bedri Hamza
17 tetor 2021
| 10:33
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka votuar sot për zgjedhjet lokale.
Ai ishte i shoqëruar nga familja e tij.
Hamza ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Tutje, Hamza iu bëri thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të votojnë, gjithçka ishte në rregull, uroj që gjithçka të përfundoj mirë”, tha Bedri Hamza.