Voton Daut Haradinaj: Qytetarët e kryeqytetit ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
17 tetor 2021
| 12:08
Ka votuar kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.
Pas votimit, Haradinaj u ka bërë thirrje të qytetarëve që të dalin për të votuar.
“Procesi po shkon shumë i qetë, i lus qytetarët e kryeqytetit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”.
“I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar që këto zgjedhje të jenë zgjedhjet më të mira të pasluftës në Kosovë”, është shprehur Haradinaj.