
Voton edhe Atifete Jahjaga
09 shkurt 2025
| 13:44
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës.
Ajo ka hedhur votën dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale.
Jahjaga u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
“Sot ushtrova të drejtën time për të votuar dhe ju ftoj të bëni të njëjtën gjë. Zgjedhjet e lira janë themeli i demokracisë që synojmë ta forcojmë. Votoni për të ardhmen që dëshironi”, ka shkruar ajo.