Voton edhe kryetari i Nismës në Gjakovë

06 tetor 2019 | 14:26

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha dhe familja e tij kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në zgjedhjet e sotshme parlamentare.

Kandidati për deputet ka uruar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike.

Sipas Hoxhës, kjo ditë përcakton fatin e Kosovës për ditë më të mira për të gjithë

“Unë dhe familja ime, sapo kryem obligimin qytetar, duke shfrytëzuar të drejtën për të votuar. Urojmë që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike. Kjo ditë përcakton fatin e Kosovës për ditë më të mira për të gjithë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2707830579247185&set=pcb.2707830682580508&type=3&__tn__=HH-R&eid=ARAY1BBonVR78YYOuoNPsz8hHZakh3y5L7caHcb87vXJi9FKSMQqKRMDYGjZRBWu5SLqyATk3ipJADiC

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian…