
Voton edhe Pacolli, uron që procesi zgjedhor të shkojë mirë
06 tetor 2019
| 13:06
Edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ai ka thënë se sot vota e qytetarëve është e rëndësishme, duke bërë thirrje që të votohet për të ardhmen e tyre.
“Uroj për një qeveri që e do Kosovën dhe popullin e saj, e sidomos të rinjtë. Uroj që procesi zgjedhor të shkojë sa më mirë”, ka thënë Pacolli.
/Epoka e re/