Voton me fustanin e nusërisë
26 qershor 2018
| 10:45
Një nuse në qytetin Tekirdag të Turqisë para ceremonisë së dasmës ka shkuar për të votuar me fustanin e nusërisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u zhvilluan të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).
Nusja Zeynep Giriklioglu ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve pasi ajo para ceremonisë së dasmës ka mbërritur në shkollën e mesme të hotelerisë dhe turizmit në qytetin Tekirdaq për të votuar.