Voton ish-presidentja Jahjaga

14 shkurt 2021 | 14:31

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Me këtë rast, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar dhe i bëj thirrje secilit prej jush, qytetarëve të Kosovës, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe t’i votoni kandidatët e juaj të preferuar për Kuvendin e Kosovës! Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë element kyç i sistemit demokratik të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë edhe më tej. Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhmen që doni ta keni nesër”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë edhe të…