Voton ish-presidentja Jahjaga: Vota e secilit prej jush vlen!
06 tetor 2019
| 14:16
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë me dije se ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Me këtë rast, ajo ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetarë dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/