Voton kandidati i AKR-së për Prishtinën, inkurajon kryeqytetasit të votojnë
17 tetor 2021
| 12:01
Ka votuar edhe kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti.
Ai ka votuar në shkollën “Pjetër Bogdani” i shoqëruar nga familja e tij.
“Sot e shfrytëzova të drejtën time legjitime për të votuar, i lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës të dalin masovikisht në votime”, ka deklaruar Mehmeti.
Kujtojmë që në këto zgjedhje konkurrojnë 94 subjekte politike, ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare, e 26 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.