Voton kryetarja e LSI-së, bën thirrje për zgjedhje të qeta
25 prill 2021
| 10:53
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka votuar mëngjesin e sotëm në Kopshtin 31 në Bllok për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
“Ditë të kollajshme dhe mbarësi. Bëj thirrje për votime të qeta. Iu uroj suksese shumë kandidatëve, e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsueshme”, ka deklaruar Kryemadhi.