Voton Lulzim Basha: Sot është dita e Shqipërisë

25 prill 2021 | 10:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare në këtë vend.

Pas votimit, Basha ka thënë se sot është dita e Shqipërisë dhe demokracisë.

“Një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë për fëmijët tuaj për familjen, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht, të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, vendin dhe familjen tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në lagjen ku kam lindur dhe jam rritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka thënë Basha në deklaratën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postim në rrjetet…