Voton Osmani: Përmes votës qytetarët do të përcaktojnë të ardhmen e vendit
14 shkurt 2021
| 11:41
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka theksuar se qytetarët sot përmes votës, përmes vullnetit të tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit.
Osmani pas votimit theksoi se të gjithë duhet me maturi dhe qetësi të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, të rëndësishëm për vendin.
“Është një ditë e ftohtë por i ftojë qytetarët që të marrin pjesë në një ditë kaq të rëndësishme për vendin. Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në këtë proces se barazia fillon në kutitë e votimit”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka falënderuar mërgatën që sipas saj kanë bërë sakrificë të madhe për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.