Voton presidentja, ky është mesazhi i saj për qytetarët

14 nëntor 2021 | 12:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Osmani pas votimit ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin për të votuar për një jetë më të mirë në komunat e tyre.

Më tutje, ajo ka thënë se shpreson që pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje të jetë aktive dhe procesi zgjedhor të jetë i qetë dhe të përfundojë pa ndonjë incident.

“E dimë të gjithë se kontributi qytetar për demokracinë nuk ka përfunduar më 17 tetor. Sot është një ditë e rëndësishme dhe është me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar që nesër të kenë një jetë më të mirë në komunat e tyre. Shpresoj që si në të kaluarën të kemi një pjesëmarrje aktive dhe ky proces të konsiderohet demokratik dhe i lirë sikurse para një muaji”, ka thënë Osmani para mediave.

Krejt në fund presidentja Osmani ka falënderuar mijëra vëzhgues, komisionerë, policë e gazetarë për punën që po bëjnë sot që ky proces përfundoj si duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat…