Voton presidentja Osmani, fton qytetarët të votojnë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qytetarët e Kosovës, sot vendosin për kualitetin e jetës së tyre duke zgjedhur udhëheqësit komunal.
Ajo pas votimit në objektin e Fakultetit Teknik, ka bërë thirre që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje, por duke respektuar masat anti -Covid.
Osmani në një deklarim për medie ka uruar që procesi të shkojë mirë.
“Sot qytetarët votojnë për kualitetin e jetës së tyre. I ftoj që të dalin sa më shumë në zgjedhje, shpresoj që procesi të shkojë sa më mirë. Ta dëshmojnë sërish se ata janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë të dytë e mbrojnë çdo proces demokratik që është në të mirë e qytetarëve”, tha Osmani.
Osmani ka bërë thirrje po ashtu që të respektohen masat anti-Covid, duke thënë se shëndetit i qytetarëve është prioritet i prioriteteve.