Voton Qëndron Kastrati: Subjektet politike po qëndrojnë afër shkollave

14 nëntor 2021 | 12:44

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka votuar në qendrën me të madhe të votimit, në shkollën “Ismail Qemali”.

Pas votimit, ai ka thënë se është i informuar se në afërsi të shkollave po qëndrojnë përfaqësues të subjekteve politike.

Më tutje, Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, në mënyrë që pjesëmarrja e lartë të vendos demokracinë.

“Unë i ftoj sot të gjithë qytetarët që të dalin në mënyrë sa më masovike në zgjedhje. Më me rëndësi se kush po fiton është pjesëmarrja në zgjedhje dhe kur është pjesëmarrja e lartë fiton demokracia domosdoshmërish. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje edhe në këtë kohë që ka mbetur dhe të dëshmojmë që edhe për Kosovë edhe për Ballkan jemi një vend model se sa mirë e organizojmë procesin zgjedhor”, ka thënë ai.

Derisa është pyetur për parregullsitë, Kastrati ka thënë se ka subjekte politike të cilat po qëndrojnë pranë qendrave të votimit.

“Janë këto ekipet e kolegëve dhe pak sa jam i informuar ka prezencë afër shkollave të subjekteve politike por është një çështje me të cilën ende janë duke u marrë, ende nuk po mundem me konsideruar që ka një parregullsi që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve”, është shprehur Kastrati.

Në Kamenicë të drejtë vote kanë mbi 35 mijë qytetarë në 28 qendra të votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Mbrojtësi i Liverpool-it, Virigil van Dijk është takuar me…