Voton Sami Lushtaku: Vota e qytetarëve është e shenjtë

17 tetor 2021 | 12:55

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, së bashku me bashkëshorten tij kanë votuar për zgjedhjet lokale.

Më këtë rast, ai ka  ftuar qytetarët e Skenderajt që të dalin në zgjedhje, pasi sipas tij vota është e shenjtë.

“Së bashku me bashkëshorten Feriden, realizuam të drejtën tonë demokratike, duke votuar për përfaqësuesit tonë në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar në komunën e Skenderajt.  Vullneti i qytetarëve është mbi të gjitha, ai as nuk mund të tjetërsohet e as nuk mund të ndryshohet. Vota është e shenjtë, është obligim qytetarë prandaj dilni dhe zgjidhni përfaqësuesit tuaj përmes votës së lirë!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryetar të kësaj komune…