Voton Totaj: Sot është një ditë e rëndësishme për Prizrenin
14 nëntor 2021
| 10:20
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tha se sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit.
Ai pas votimit tha se shpreson se kjo ditë të jetë shembull se si organizohen zgjedhjet dhe çdo gjë të shkojë në rregull.
“Sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit dhe besoj se sot qytetarët do të dalin në zgjedhje”, tha ai.