Voton Trump, i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet

05 nëntor 2024 | 19:55

Kandidati për president, Donald Trump, ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij, ish-Zonjën e Parë, Melania, në Palm Beach, Floridë.

Trumpi shprehu zemërim pas votimit meqë rezultati i zgjedhjeve mund të mos dihet për disa ditë dhe tha se sistemi zgjedhor i SHBA-së duhet të jetë më efikas.

Ai tha se beson se do t’i fitojë zgjedhjet.

“Ndiej se republikanët po dalin [në zgjedhje] në numër të madh”, tha Trump, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që prisnin në rresht, të qëndronin në rresht, nëse janë republikanë, ndërsa demokratët “mund të largohen”.

Trump theksoi se do ta kalojë natën në resortin e tij, Mar-A-Lago, në Floridë, pasi u ndalë për t’i përshëndetur punonjësit e fushatës së tij në Palm Beach.

Harris, ndërkohë, synon të marrë pjesë në një aheng nate për zgjedhjet në Universitetin e Hovardit, në Uashington, nga i cili u diplomua në vitin 1986 për ekonomi dhe shkenca politike. Ajo votoi përmes postës.

“Kjo mund të jetë gara më e ngushtë në historinë tonë, çdo votë ka rëndësi”, tha Harris gjatë përmbylljes së fushatës gjatë një tubimi në Filadelfi.

Mbrëmjen e 4 nëntorit zyrtarët federalë zgjedhorë paralajmëruan se me një garë kaq të ngushtë, Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat e tyre të ndikimit me synimin që të ndjellin përçarje në mesin e votuesve amerikanë me qëllim që të nxitet dhunë ndaj zyrtarëve zgjedhorë, pas një fushate të ashpër.

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij./REL

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shteteve më të industrializuara…