Voton Vitia, u bën thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë
14 nëntor 2021
| 10:08
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia ftoi sot të gjithë qytetarët që të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, pasi sot vendoset fati i kryeqytetit.
Ai gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, ndërkaq pas votimi tha se dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin.
“Sapo shfrytëzova të drejtën e votës. Dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin. Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë dhe ndaj është e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit. Bëj ftesë masivisht që të gjithë të dalin në këto zgjedhje, ta forcojmë demokracinë dhe të japim shembull të demokracisë sikur vitet e kaluar”, tha