Votuesit i çojnë ‘selam’ Kurtit për fushatën në Shqipëri: Votën ta marrim qysh ta kemi dhënë
Kryeministri Albin Kurti, ka disa ditë që po merret me fushatën në Shqipëri, derisa Kosova përballet me probleme të mëdha. Pandemia, kriza ekonomike, masat që nuk po zbatohen e që janë vendosur pa u menduar mirë kanë nxitur mllef të madh te votuesit e Kurtit, të cilët në postimin e fundit e kanë gozhduar me komente negative.
Kurti, përmes një postimi në Facebook tregoi se kishte zhvilluar takim virtual me disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me komunitetin shqiptar në Itali.
Ai shtoi se shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve.
Mjaftoi ky postim që të nxiste komente negative nga votuesit e Kurtit, të cilët i thanë se ‘’votën qysh ta kemi dhënë edhe ta marrim’’.
Derisa kishte komentues nga diaspora që i thanë Kurtit se njëherë duhej të merret me problemet e Kosovës e pastaj të Shqipërisë.
Se Kurti po merret me problemet e Shqipërisë, është kritikuar edhe nga zyrtarë të shumtë. Ata thanë se kryeministri duhet të merret me Kosovën, dhe të kryej detyrën e tij kur dihet se pandemia ka ndikuar negativisht në ekonomi duke e përmbysur atë, por edhe në plot sfera tjera të jetës.
Më poshtë keni disa nga qindra komentet te faqja zyrtare e kryeministrit Kurti: