Vozitën nën ndikim të alkoolit, dënohen dy persona në Gjilan
Policia e Gjilanit ka dënuar dy persona pasi ata kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Secilit prej tyre, veç e veç u janë shqiptuar dënimet në vlerë prej 200 euro, nga 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh.
“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan në dy raste të ndara kanë ndalur për kontroll dy automjete. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësit e këtyre automjeteve mund të jenë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se njëri vozitës ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.58 promilë dhe vozitësi tjetër ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.65 promilë”, njofton zyra e informimit e Gjilanit.
“Secilit nga këta kundërvajtës veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, nga dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh”.