Vozitësi i autobusit me qëndrim ushtaraku
Valmir Gashi, 35 vjeç nga Prishtina, vozitës me përvojë disa vjeçare në Agjencionin Turistik “Sharr Travel” bën mbi 700 km në ditë vozitje të pandalshme, por, me shumë vullnet.
Përveç vozitës në Agjencionin “Sharr Travel”, ai ka një qëndrim ushtaraku duke i zbatuar në përpikëri të gjitha rregullat e komunikacionit dhe rregulloret e kompanisë ku punon (shembulli më i mirë për vozitësit e tjerë).
Madje, udhëtarët ndahen tejet të kënaqur me qëndrimin e tij, sjelljen, çasjen pozitive dhe ndihmën që ua ofron atyre.
Valmirin shpresojmë ta shohim në pozita të larta, ngase ajo çfarë lë mbresa më së shumti është sjellja e tij, qëndrimi dhe gjuha e pastër dhe e bukur shqipe, me të cilën u drejtohet udhëtarëve.
Destinacionet e tij në rajon i shndërron në margaritar, siç është ai vet.
Ky është punëtori e vetëmohuesi, Valmir Gashi nga Prishtina.
Ky artikull është bazuar në bisedat e disa udhtarëve të cilët kanë udhëtuar në ofertat që i plason për pushues, “Sharr Travel”, që drejtohet nga Ruzhdi Kurtishaj, ndërsa është shkruar enkas për “Epoka e re”.