Voziti 117 km/h në zonën 60, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe ndërmerren masa të tjera ndaj tij

24 nëntor 2024 | 19:06

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobën 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit në Gjilan.

Kjo gjobë erdhi pasi ngasësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 117 km/h.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë…