Voziti 160 km/h në rrugën Gjilan – Kamenicë, gjobitet dhe i ndalohet vozitja tre muaj
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Kamenicë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësinë 160 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.
Policia thekson se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.