Voziti 202 km/h në zonën e kufizuar në 80 km/h, dënohet nga policia
Policia e Kosovës është duke vazhduar të shqiptojë gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.
Njëjtë ka ndodhur edhe sot me një shofer, i cili është kapur në radar duke vozitur veturën me shpejtësi 202 km/h, në zonën ku kufizimi ishte 80 km/h.
I njëjti është gjobitur nga policia me 300 euro, si dhe për tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Kosovës.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h (gjobitet me 300 euro, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, ka njoftuar policia.