Voziti mbi 200 km/h, gjobë 300 euro dhe ndalesë tre muaj për ta drejtuar automjetin
16 gusht 2023
| 09:20
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 204 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.