Vranë 13-vjeçaren, arrestohen katër burra në Karolinën e Veriut
26 korrik 2021
| 14:20
Katër persona u arrestuan të dielën, pasi të njëjtit dyshohen se mbytën 13-vjeçaren, pas të shtënave me armë në Karolinë të Veriut, përderisa vajza ishte e ulur me miqtë e saj në një tryezë pikniku.
Sipas policisë, katër burrat e arrestuar janë duke u akuzuar për vrasje të shkallës së parë.
“Shumë gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes, por asnjë viktimë tjetër nuk u qëllua”, ka njoftuar policia, shkruan “Fox News”.
Menjëherë pas incidentit, policia ka bërë thirrje të hapur për bashkëpunim me qytetarët, në mënyrë që të ndihmojnë t’i gjejnë të dyshuarit.