Vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për sot

03 nëntor 2023 | 00:23

Për të premten parashikohet fillimisht të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit apo në Rrafshin e Dukagjinit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu, njofton Meteo Kosova.

Menjëherë gjatë pasditës dhe mbrëmjes do të kemi kalimin e shpejtë të sistemit frontal nga perëndimi i vendit, i cili do të sjellë rrebeshe shiu, lokalisht të vrullshme, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Sistemi do të jetë më i fuqishëm në perëndim të vendit, ndërsa duke vazhduar drejt lindjes do të fillojë të humbasë intensitet.

Era do të fryjë nga jugperëndimi e cila kohë pas kohe pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, në momente të caktuara me shpejtësi maksimale deri në 100 km/h, ndërsa në zonat malore edhe mbi 100 km/h! Pas kalimit të sistemit frontal pritet të bie intensiteti në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. Gjatë kalimit të frontit temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një njoftim…