“Vrapimi i Nëntorit, një mënyrë e veçantë e festimit të 28 Nëntorit
“Vrapimi i Nëntorit”, si një nga format më autentike të shënimit të Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, ditëlindjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ditës së daljes së parë publike të UÇK-së si dhe nderimit të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi, do të mbahet edhe këtë 28 Nëntor në Prekaz.
Ky është edicioni i 4 i këtij eventi, tashmë tradicional, ndërsa, sipas platformës KosovoPass, regjistrimi është i hapur deri më datën 23 nëntor 2024, ora 00:00, për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të garojnë në këtë vrapim.
Linku i regjistrimit: https://www.kosovopass.com/
Siç njofton KosovoPass, vrapimi do të bëhet në dy disiplina: 28 km, që simbolizon 28 Nëntorin dhe 11 km, që simbolizon muajin nëntor.
RISI e këtij eventi është se garat 11 km dhe 28 km tani janë pjesë e UTMB Index – Organizatës më elitare të vrapimit malor. Të gjithë vrapuesit/et që përfundojnë garat, do të marrin pikë të njohura ndërkombëtarisht.
“Vrapimi i Nëntorit” fillon nga Prekazi legjendar dhe përfundon në qendër të Skenderajt.