Vrapoi për herë të parë në 50km, garuesi afrikan e thyen rekordin botëror

06 mars 2022 | 14:25

Stephen Mokoka i Afrikës së Jugut, i cili nuk kishte vrapuar kurrë një garë 50 km më parë, ka thyer ekordin botëror të dielën.

Mokoka, 37 vjeç, kaloi vijën e finishit për dy orë, 40 minuta dhe 13 sekonda, duke thyer rekordin e vendosur nga etiopiani Ketema Bekele Negasa (2:42:07) në të njëjtën ngjarje vitin e kaluar.

“Jam i lodhur. Është një rrugë e gjatë dhe nuk e di se si do të ndihem më vonë, por më pëlqeu”, ka thënë Mokoka.

Amelework Fikadu Bosho e Etiopisë ka dominuar garën e femrave për të përfunduar me një kohë prej 3:04:58, gati katër minuta përpara pjesës tjetër, por 34 sekonda më pak se rekordi botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në…