Vrasës i veshur me uniformë ortodokse, Saviçiq i dyshuar si ekzekutues në rastin “Panda”

14 dhjetor 2021 | 09:56

Davor Saviçiq, serb i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot gjendet diku në Rusi.

Ndoshta ende është pjesë e grupit paramilitar rus Wagner, në të cilin shërbimet e inteligjencës perëndimore kishin konstatuar se kishte qenë.

Mirëpo, para saktë 23 vitesh, Saviçiq dyshohet se ka ekzekutuar gjashtë të rinj serbë në Pejë, një nga rastet më spektakolare të fabrikimit të sistemit të sigurisë së Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Agim Musliu, ekspert i sigurisë, ka thënë për Kosovapress se, “Davor Saviçiq, sipas banorëve të Pejës, gjatë luftës ishte pjesë e Njësisë Speciale Operative të udhëhequr nga shërbimi i fshehtë serb, të cilës i prinin Arkan dhe Legija. Se shërbimi sekret, së bashku me njësinë e Legijas janë përgjegjës, kishte shkruar edhe shtypi i kontrolluar nga pushteti i Vuçiqit – e përditshmja ‘Kurir’ në vitin 2014.”

Ai më tej ka thënë se Serbia në vend se të zbardhë këtë fabrikim, ajo vazhdon të fabrikojë dhe gënjejë për luftën e Kosovës, duke akuzuar edhe perëndimorët.

“Shiheni Vulinin, njeriun që flet kur Vuçiqi nuk dëshiron të dëgjohet diçka nga goja e tij! Ai, pa turp, ka thënë se masakra e Reçakut është e sajuar. Ata me këto gënjeshtra vazhdimisht kanë provuar që ta ndërrojnë narracionin e krimit, jo vetëm për Kosovë, por për të gjitha masakrat në ish-Jugosllavi”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shpjeguar pse e ka…