Vrasësi i gazetares bullgare dënohet me 30 vjet burgim
22 prill 2019
| 23:50
Gjykata bullgare e dënoi Severin Krasimirov me 30 vjet burgim për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares televizive Victoria Marinova.
Trupi i Marinovës u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar në lumin Danub në qytetin Ruse, në veri të Bullgarisë.
Krasimirov, 21-vjeçar, u shfaq sot nën masa të forta sigurie dhe pranga në sallën e gjyqit, ku ai u deklarua fajtor dhe kërkoi shpalljen më të shpejtë të aktgjykimit.
Hetuesit përfunduan se Krasimirov vetë kreu krimin.
Krasimirov u arrestua në Gjermani, ku u arratis dhe u dërgua në Bullgari, një javë pas vrasjes.
Duke pranuar fajësinë, Krasimirov evitoi burgimin e përjetshëm, transmeton “AP”.
Ai ka mundësi të paraqesë ankesë kundër aktgjykimit brenda 15 ditëve.ksp