Vrasësi i tetë personave ende në arrati
10 gusht 2018
| 22:00
Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga masakra e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, forcat e policisë së Vlorës, FNSH-së dhe RENEA-s, që u përfshinë shumë shpejt në aksion për rrethimin dhe krehjen e zonës për të kapur autorin e dyshuar të masakrës, ende nuk kanë bërë të mundur arrestimin e vrasësit.
Në Resulaj të Selenicës, orët e mbrëmjes ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të ndjekur nga pranë vijimin e operacionit policor për kapjen e të dyshuarit.
Zykaj shkaktoi 8 të vdekur si pasojë e një grindjeje për motive pronësie, mes të cilëve edhe vëllain e gjyshit, dy djemtë e tij me të shoqet, si dhe dy fëmijët e njërit prej tyre.