Vrasja e 18-vjeçares, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Dardan Krivaqës
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për “Vrasje të rëndë”.
Vrasja e rëndë ka ndodhur dje, më 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18-vjeçarja M.O (F/K).
“I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan (Emrush) Krivaqa, i lindur më 25.08.1992, adresa: rr. ‘Ramdan Rexhepi’ kati V-të, nr. 3-Ferizaj. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.