Vrasja e 18-vjeçarit, Tomë Gashi e pranon kërkesën e xhaxhit të viktimës për ta përfaqësuar në gjykatë
23 janar 2024
| 13:44
Avokati Tomë Gashi e ka pranuar zyrtarisht kërkesën e familjarëve të Lulzim Fejzullahut për ta përfaqësuar lëndën e vrasjes së 18-vjeçarit.
Kërkesa, avokatit Gashi i është bërë të hënën nga Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit.
Gashi ka bërë me dije se të martën e ka marrë përsipër përfaqësimin e familjes në këtë lëndë.
Ai ka njoftuar se ka dorëzuar autorizimin e tij në prokurori, gjykatë dhe IPK si dhe ka kërkuar përgjigje nga këto institucione lidhur me shkresat e lëndës.
“Ne cilësi te avokatit-përfaqësuesit juridik te Rrahim Fejzullahut – axha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, sot kam dorëzuar autorizimin në prokurori, gjykatë dhe IPK. Tani, po presim përgjigje nga këto institucione”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.