Vrasja e 44-vjeçares, Haxhiu: Ata që neglizhuan rastin duhet të largohen

15 mars 2021 | 20:54

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 44-vjeçare dje në Prishtinë nga bashkëshorti i saj.

Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se institucionet përgjegjëse të cilat ishin në dijeni për rastin, dështuan të kryenin punën e tyre, andaj ajo kërkon largimin e tyre nga përgjegjësitë e tilla.

“Neglizhenca duhet të ndëshkohet. Nuk mund të vazhdohet tutje kësisoj sepse dhuna në familje NUK është çështje private, por është përgjegjësi shtetërore. Ata që neglizhojnë rastet e tilla, duhet të largohen nga sistemi i sigurisë dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend në sistem për ata që nuk kryejnë detyrat e tyre”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Edhe një grua u vra dje nga ish bashkëshorti dhe sipas mediave thuhet se e ndjera kishte denoncuar dorasin në polici më 3 mars të këtij viti.

Sikur institucionet të vepronin me kohë sipas përgjegjësive që kanë, do të mund të parandalohej krimi i rëndë ndaj të ndjerës.

Edhe sa gra duhet të vriten në mënyrë që institucionet të reagojnë kundrejt këtyre veprimeve kriminale?

Neglizhenca duhet të ndëshkohet. Nuk mund të vazhdohet tutje kësisoj sepse dhuna në familje NUK është çështje private por është përgjegjësi shtetërore!

Ata që neglizhojnë rastet e tilla, duhet të largohen nga sistemi i sigurisë dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend në sistem për ata që nuk kryejnë detyrat e tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj, deputet i zgjedhur nga AAK ka hequr dorë…